Miqtë e rremë apo armiqtë, kush dhemb më shumë? Cili është ai njeri që nuk ka asnjë armik? Si mund të jetohet pa ta?
P.sh. poetja jonë Mimoza Ahmeti thotë:
Armiku im,
shpeshherë më fyeve në mënyrën më të dobët,
shpeshherë të fyeva në mënyrën më të cekët,
armiku im.
E ç’do të ish jeta ime pa ty
dhe e jotja pa mua?
Askush s’mund ta dijë.
(Kur kushtëzimi mbaron qenja zhduket. ),
Por ja se si e shohin këtë çështjen e armikut/armiqësisë mendje të tjera.
ObserverKult ua sjell disa thënie me këtë tematikë nga autorë të ndryshëm:
Armiqtë tanë më të këqij nuk janë injorantët, por inteligjentët e korruptuar./ Graham Greene
Mos jep kurrë shpjegime: miqtë e tu nuk kanë nevojë e armiqtë nuk të besojnë gjithsesi./ Elbert Hubbard
Armiku i padukshëm është armiku më i frikshëm./ George R. R. Martin
Më mirë të kem pesë armiq të aftë e të betuar sesa një mik budalla./ Edward Bulwer-Lytton
Armiqtë duhet t’i urreni, jo t’i përçmoni: duhet të jeni krenarë për armiqtë që keni./ Friedrich Nietzsche
Më tepër dhembin ledhatimet e miqve të rremë sesa plagët e armiqve të vërtetë./ Isabella Andreini
Kur armiku të ka lëvduar, diku patjetër ke gabuar./Amintore Fanfani
Nëse thua të vërtetën, humbet miq, por duke e shmangur fiton armiq./ Juan Ruiz
Dashuria dhe arsyeja janë armiq të betuar./ Pierre Corneille
Fali armiqtë e tu. Do të zemërohen pa masë./ Oscar Wilde
Përgatiti U.V/ ObserverKult
Lexo edhe:
PRINCAT E PËRRALLAVE NXISIN DHUNËN, MOS UA TREGONI MË FËMIJËVE KËTO BUDALLIQE
Duhet të kujdesemi shumë se çka t’u ofrojmë fëmijëve për lexim. Princat e përrallave nuk janë modeli me të cilët duhet t’i ushqejmë fëmijët para gjumit.
Debati se duhet rishikuar tekstet për fëmijë nuk ka heshtur. Përrallat nuk u kanë shpëtuar leximeve sociologjike, e interpretimeve të ndryshme nga ekspertët.
Shumë nga to, tashmë nuk po konsiderohen të denja për lexim dhe referim tek fëmijët.
Kështu mendon edhe Kazues Muta, profesoreshë në Universitetin e Osakos. Ajo u bënë interpretim gjinor dhe gjenë dhunë brenda tyre.
Tekstin e plotë e gjeni KËTU:
ObserverKult
————————————————————————————————-