ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Njeriu priret nga natyra të përçmojë ata që e lajkatojnë dhe të vlerësojë ata që s’e begenisin./Thukidi
Për artistin e vërtetë, duartrokitjet e tufës që ndjek modën nuk vlejnë asgjë krahasuar me admirimin e pak njohësve të mirë./Arnfried Edler
Jeto për të qenë mahnia dhe admirimi i kohës sate./William Shakespeare
I admiroj ata që dëshirojnë të pamundurën./Gëte
Shenja e parë e dashurisë është respekti i madh. Ndihet admirim për atë që do./Blaise Pascal
Dashuria pa admirim është thjesht miqësi./George Sand
Është e natyrshme që të admirohen më shumë gjërat e reja se gjërat e mëdha./Seneka
Është më mirë të vlerësosh përnjëmend një kryevepër të rreme, sesa të shtiresh sikur vlerëson një kryevepër të vërtetë./Jean Rostand
Admirim është kur pranojmë me politesë faktin që dikush tjetër na ngjason./Ambrose Bierce
Vështirë të jesh i admirueshëm gjithë ditën./Charles Joseph de Ligne
Thuamë kush të admiron e do të të them kush je./Charles Augustin de Sainte –Beuve
Mprehtësia e mendjes është një cilësi kaq e shquar saqë çdokush e admiron./ Philip Stanhope
Gjëja e admirueshme është se njeriu përpiqet vazhdimisht që të krijojë të bukurën në një botë të egër dhe barbare./Ernesto Sabato
ObserverKult
Lexo edhe:
25 THËNIE NGA CHARLIE CHAPLIN: NE MENDOJMË SHUMË DHE NDJEJMË PAK…
Më 16 prill 1889, 134 vite më parë lindi aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin.
Ai ishte njëri nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.
Fëmijëria e komikut Chaplin ishte tragjike. Ai ishte rritur mes varfërisë dhe lagjeve të rrënuara.
Gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale.
Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër.
ObserverKult ua sjell 35 thëniet e tij më të njohura:
Lypset një minutë për të dalluar dikë, një orë për ta vlerësuar, një ditë për ta dashuruar, e një jetë për ta harruar.
Karakteri i vërtetë i një burri shfaqet kur ai është i dehur.
Fjalët nuk kushtojnë. Gjëja më e madhe që mund të thuash është “elefant”.
Jeta është tragjedi kur e sheh nga shumë afër, por kur e sheh nga larg, është një komedi.
Thëniet e tjera mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult