Nga: Sonila Meço
Unë e du fort Kosovën dhe ndjenja nuk është tkurr e as zhubravit nga çfarëdolloj përpjekjeje e mbrapshtë politike me kriju perceptimin se s’dimë me bashkëjetu, me tejkalu ambicje pushtetesh n’emër të një kauze më sublime.
E du Kosovën, se ka ditë me na dash, pastër e dlirë. Na ka pa n’dritë t’synit e na ka dëshiru t’mirën jet e mot. E du se kam miq, farë e fis atyre anëve shqiptare, kam kujtime e pjesë të zemrës. E du se ka ditë me rezistu në kauzat e veta, denjësisht. E du se ka dit’ me u rrit pa i djeg etapat, duke e përjetu lirinë e demokracinë me ritmin e tretjes së një “stomaku” në krijim, por të shëndetshëm, pa helmu veten, pa hidhnu fqinjin, pa e ndotur historinë, pa e vra shpresën.
E du Kosovën se ka artistë, krijues, sportistë, pa të cilët skena kulturore e sportive shqiptare do kish qenë e mangët.
E du Kosovën se është kokëfortë me e rujt veten nga agresioni i fqinjit e ambicja e t’vetit.
Dhe me e dashë Kosovën do të thotë mos me e ndje kufinin përmidis, mos me e llogarit at’vijë ndarëse, me fshi mençurisht dasitë e imponuara e me rrëzu çdo barrierë kulturore, artistike, arsimore e mediatike.
Si sonte, mbrëmja historike e lindjes së një feste muzike e arti, mu n’zemër t’Prishtinës, nën bashkëprezantimin e dy ikonave shqiptare televizive Adi Krasta e Besim Dina.
Festivali i Parë i këngës në Kosovë është ngjarje e madhe për vendin e 15 viteve pavarësi, me fantazmat e luftës, që ende kuturisen kokëkrisura me “nostalgjinë” e një të shkuare të pakthyeshme, për një publik mbarë kombëtar, që veç n’hartë duhet me qenë i ndarë.
Çfarë feste për shqiptarinë dhe aftësinë e jashtëzakonshme të ripërtëritjes shpirtërore të Kosovës sime, tonës!
ObserverKult
Lexo edhe:
SONILA MEÇO: ÇFARË MUND TË BLESH ME 5.000 LEKË TË REJA SOT?
Nga Sonila Meço
Le të bëjmë një ushtrim elementar, me laps e letër përpara…po, po! Ju lutem merrni një laps e një letër, mbani shënim deri në fund!
Le të mbushim sot rrjetet sociale me të vërtetën e prindërve, gjyshërve, të afërmve tanë, pensionistëve të këtij vendi ku nuk vdiset dot me dinjitet:
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot?
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist?
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist, që mund të të vlejë për 4 vitet e ardhshme?
Çfarë mund të blesh me 5,000 lekë të reja sot, si pensionist, që mund të të vlejë për 4 vitet e ardhshme sa mos të të bëjnë më dritë sytë para kutisë së votimit?
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
LOU REED: BIRI EUROPIAN
Nga Lou Reed
Ti vrave Birin tënd Europian
Ti i pështyn ata që janë më të ri se njëzet e një vjeç
Por tash retë e tua të kaltra janë zhdukur
Më mirë të thuash mirupafshim
Hej hej hej mirupafshim mirupafshim mirupafshim
I ke bërë tapiceritë tua të gjelbëra
Ti dëshiron të bësh dashuri në skenë
Biri yt Europian ka ikur
Më mirë të thuash lamtumirë
Retë e tua davarisen lamtumirë
ObserverKult