Nuk është Shqipëria që nuk i njeh varrët (plagët) e Kosovës. Dhimbjet e Kosovës janë po aq dhimbje të Shqipërisë.
Shqipëria nuk është një kryeministër. Kryeministër ka qenë edhe Esat Pasha.
Shqipëria nuk është media e tepsisë. As kuzhinierët e kamerierët e tepsisë.
Siç nuk ishte Shqipëria ajo që i torturonte e vriste shqiptarët e Kosovës, që kapërcenin kufirin me një shpresë. Vetë Shqipëria ishte e marrë peng nga i njëjti diktator që i priste në besë ata.
Në qoftë se dikush këndej kufirit tregohet i pandjeshëm ndaj Kosovës, të njëjtin faj bën edhe ai që prapa kësaj pandjeshmërie sheh Shqipërinë.
ObserverKult