“Mëlçia nuk i funksionoi më”/ ndahet nga jeta këngëtari i njohur, Steve Harwell

Steve Harwell, këngëtari i rok grupit muzikor “Smash Mouth”, i cili ishte shumë i njohur në vitin 1999 me hitin “All Star” u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare, në shtëpinë e tij në Boise, Idaho.

Kjo është konfirmuar nga menaxheri i grupit, Robert Hayes, i cili ka treguar se shkaku i vdekjes së këngëtarit Harwell është mos funksionimi i mëlçisë, shkruan nytimes.com

Grupi “Smash Mouth” është krijuar në vitin  1994 në San Jose, Calif, nga Harwell, nga kitaristi Greg Camp, daullisti Kevin Coleman dhe basisti  Paul De Lisle. Suksesi i parë i tyre ka ardhur me këngën “Walkin’ on the Sun” nga albumi debutues i grupit “Fush Yu Mang” 1997.

Ndryshe, në dekadën e fundit, karriera e Harwell ishte shënuar me probleme shëndetësore dhe herë pas here me sjellje të çrregullta.

Në vitin 2013, ai u diagnostikua me kardiomiopati, një sëmundje e zemrës dhe encefalopati Wernicke, një gjendje neurologjike që mund të krijojë probleme në të folurit dhe në kujtesë.

/ObserverKult


Lexo edhe:

NDËRROI JETË AKTORI I NJOHUR, GILBERT GOTTFRIED

Aktori amerikan Gilbert Gottfried ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare, ‘pas një sëmundje të gjatë’.

Familja e aktorit dhe humoristit e bëri të ditur lajmin e hidhur në një postim në Twitter, së bashku me një fotografi të Gottfried, transmeton ‘rtv21’.

“Jemi të thyer, për të njoftuar ndarjen nga jeta të më të dashurit, Gilbert Gottfriend, pas një sëmundje të gjatë. Përveçse ishte zëri më ikonik në komedi, ai ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij të vegjël. Edhe pse sot është një ditë e trishtuar për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më fort për nder të Gilbert. Me dashuri familja Gottfried”, thuhet në deklaratën e familjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult