“Menaxheria e Qelqtë”, premierë në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë

Në Teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë, të enjten, më 27 shkurt 2025, do të shfaqet premiera e dramës “Menaxheria e Qelqtë” nga Tennessee Williams.

Shfaqja do të nisë në orën 19:00, dhe hyrja do të jetë pa pagesë.

Producent i shfaqjes është Sabit Sheremeti, ndërsa regjia është e Ilir Bokshit. Aktorët që do të performojnë janë Irena Aliu, Eshref Durmishi, Qendresa Kajtazi dhe Mehmet Preteni.

“”Menaxheria e Qelqtë” është një udhëtim emocional dhe dramatik, që eksploron sfidat e jetës, pasigurinë dhe ëndrrat e thyer. E mbushur me pasion dhe tension, kjo dramë shpalos luftën mes realitetit dhe dëshirave, si dhe përpjekjen për të shpëtuar nga grilat e vetë-kufizimeve.

Përmes një ekipi artistik, kjo shfaqje premton të lërë gjurmë në çdo shikues, duke e përjetuar artin në një nivel të ri. Ne ju ftojmë të bashkoheni me ne, të ndiheni pjesë e kësaj magjie teatri. Bashkë krijojmë momentet më të bukura të artit dhe kulturës!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës. 

ObserverKult


Lexo edhe:

NISIN PUNIMET PËR RENOVIMIN E OBJEKTIT TË TEATRIT “MUHARREM QENA”