Eurovision: Cilat shtete u kualifikuan për finalen e madhe

Pasi Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë, dështoi të kualifikohet në finalen e Eurovision, tashmë disa nga vendet pjesëmarrëse e arritën këtë…

Gjysmëfinalja e Eurovision Song Contest përfundoj dhe këto janë shtetet zyrtare që do të ndjekim në finalen e madhe.

Pas përfundimit të konkursit të së enjtes, këto janë vendet që ecin përpara: Belgjika, Republika Çeke, Azerbajxhani, Polonia, Finlanda, Estonia. Australia, Suedia, Rumania dhe Serbia.

Këto dhjetë vend bashkohen me ata që u kualifikuan në raundin e parë të gjysmëfinaleve të martën dhe të ashtuquajturat Big Five (Franca, Gjermania, Italia. Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar).

Këngëtarët që përfaqësojnë vendet e mëposhtme kaluan në raundin tjetër më parë këtë javë: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia. Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Të 25 vendet do të performojnë në finalen e madhe të së shtunës në Torino të Italisë./lapsi.al


Radio Televizioni Shqiprat

Lexo edhe:

PAS DËSHTIMIT NË EUROVISION, VJEN REAGIMI NGA RONELA HAJATI

Ronela Hajati ka reaguar për herë të parë pasi nuk mundi të shkonte dot në finalen e “Eurovision-it”.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi me balerinët ku shihet e buzëqeshur. Ndërsa ka shkruar se fitorja e saj më e madhe ka qenë dashuria e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit! E di! Por dashuria që kam marrë është e madhe! Unë e fitova Eurovisionin sepse fitova turmën (publiku). Dhe turma ka gjithmonë të drejtë! Ju dua”, ka shkruar Ronela krahas fotos me balerinët...

Megjithëse bëri një performancë të shkëlqyer shoqëruar me balerinët. Pjesë e të cilëve ishte dhe Klaudia Pepa, Ronela Hajati nuk ia doli që bëhej pjesë e finales së madhe të festivalit evropian…

ObserverKult


Lexo edhe:

“DORËZOHET” RONELA HAJATI: NUK DO TA FITOJ KURRË EUROVISIONIN

Ronela Hajati ka deklaruar së fundmi se nuk do të fitojë në kompeticionin muzikor ‘Eurovision’.

Përmes rrjetit të saj social, Instagram, Ronela e cila do të përfaqësojë Shqipërinë  me këngën “Sekret”. Është shprehur gjithashtu se i vjen të qajë kur sheh se shqiptarët nuk e mbështesin dhe ofendojnë njëri-tjetrin…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU