Mendohej se kishte mbetur nga Lufta Ballkanike, thatësira zbulon rrugën historike romake

Për shkak të thatësirës në Stamboll, ujërat e liqenit të Terkosit janë tërhequr, duke nxjerrë në pah rrugën historike. Në ekzaminimin e parë u konstatua se rruga që mendohej se kishte mbetur nga vitet e Luftës Ballkanike, ishte më e vjetër.

Dyshohet se rruga historike mund të jetë një rrugë karvanesh e periudhës romake.

Kryetari i Shoqatës së Kulturës dhe Turizmit në Çatalca, Ahmet Rasim Yücel, tha për mediat turke se: “Ne duam që kjo rrugë historike të regjistrohet dhe të zërë vendin e saj midis aseteve tona kulturore”.

Diga e Tërkosit është një nga digat e rëndësishme që furnizon Stambollin me ujë. Me gjithë reshjet e shiut që zgjatën për katër ditë, niveli i ujit në digë është 22.82%./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

THE GUARDIAN: ‘ARI I HIDROCENTRALIT’, SI I LARGOI DIGAT PARKU I PARË KOMBËTAR I LUMIT TË EGËR NË EVROPË!

Lumi Vjosa në Shqipëri kthen dhe gërshetohet i shpejtë, duke e fshirë trapin tonë nga fusha e përmbytjes drejt bregut përballë dhe kthehet përsëri.

Ishujt që ndajnë rrugën ujore në dy janë të përkohshëm. Duke u formuar, duke u rritur, pastaj duke u shpërndarë në mënyrë që ky lumë vërtet i egër, një nga të fundit në Evropë, të mos duket kurrë njësoj.

“Ekziston një thënie, ‘nuk mund të shkelësh dy herë në të njëjtin lumë. Kështu thotë Ulrich Eichelmann, kreu i Riverwatch , një OJQ me qendër në Vjenë për mbrojtjen e lumenjve, i cili perifrazon filozofin grek Heraklitus.

“Një lumë është një gjë e gjallë, dinamike. Një arkitekt i rrethinës së tij. Ndryshon gjatë gjithë kohës. Kjo është bukuria e tij”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult