Mendoni se meqë jam e varfër s’kam shpirt e zemër?

shpirt grua vuajtja du atë

Mendoni se s’kam shpirt e zemër meqë jam e varfër?

ObserverKult ju sjell një fragment nga romani Jane Eyre të Charlotte Brontë (1816-1855), shkrimtare britanike e njohur për narrativën e fuqishme të një gruaje në konflikt mes dëshirave të saj të natyrshme dhe kushteve shoqërore.

shpirt grua

Nga Charlotte Brontë:

…Mendoni se, meqë jam e varfër, e panjohur, e shëmtuar dhe e vogël, jam pa shpirt dhe pa zemër?
E keni gabim!
Kam po aq shpirt sa ju dhe zemrën po aq të madhe!
E nëse Zoti do të më kishte dhuruar bukuri dhe pasuri, do t’jua kisha bërë të vështirë të më linit, siç e kam tani unë të vështirë t’ju lë.
Tani nuk po ju flas sipas zakoneve, traditave, madje, as nëpërmjet trupit vdekatar; është shpirti im që i drejtohet shpirtit tuaj, si të kishim shkuar të dy përtej varrit dhe të qëndronim para këmbëve të Zotit, të barabartë: ashtu siç jemi.
Unë nuk jam zog dhe nuk ka rrjetë që të më zërë në grackë. Unë jam një qenie njerëzore e lirë, me vullnet të pavarur…”

*Shkëputur nga romani “Jane Eyre

____

E bija e një pastori, Charlotte ishte një nga tri motrat Brontë, (dy të tjerat janë Emily Brontë dhe Anne Brontë), që të trija shkrimtare të jashtëzakonshme për kohën dhe kushtet në të cilat jetuan.

Charlotte Brontë është edhe autore e romaneve Shirley (1849) dhe Villette (1853).

Përgatiti: T.K/ObserverKult


Lexo edhe:

JORGO BLLACI: SA HERË MERR KITARËN LENA…