Teksti i këngës “Mara” e kënduar nga Mentor Haziri
S’di ku me t’pa, s’di ku me t’gjetë
Bukur di me u fsheh
Erën ta ndjej, i dehun jam krejt
Zemrën je t’uj ma çmend
Ti mirë e di, luan pa frikë
Ecjen do me ma shtu
Për mu mjafton, ajër me thith
Ajrin që merr ti
Sa ta du këtë emër Mara,
zanin fort po du me lshu
Me i than krejt botës nuk është marre,
emrin tand çdo vajze me ja vu
Sa ta du këtë emër Mara,
E lexoj unë në çdo derë
A ta dish sa shumë e kam përsëritë,
E bashkë me frymën e fundit ka me n’xjerrë
S’du me ia dit, a ka me mbet,
Kush në këtë qytet
Kam plot dashni, ka me tepri
çdo rrugicë me vet
S’du me ia dit, çfarë stine asht
dimën a pranverë
Mara të quejnë, marre nuk është
Me e shtu edhe një stinë
Sa ta du këtë emër Mara,
zanin fort po du me lëshu
Me i thanë krejt botës nuk është marre,
emrin tand çdo vajze me ja vu
Sa ta du këtë emër Mara,
E lexoj unë në çdo derë
A ta dish sa shumë e kam përsritë,
E bashkë me frymën e fundit ka me n’xjerrë
ObserverKult
Lexo edhe: