Hana paska mbet e vetme,
E pikllume në vetmi,
Poshtë dritares ti kalon,
E heshtun, dhe e mbushun me zbrazëti…
Rrugën tande shtroj unë me petale,
Frymën ti me ma ni,
Bashkë me erën fjalët t’i dërgoj
E dashtun nata asht poezi…
Ndal, e shiko,
Dritat ndezun,
Të shpirtit tim…
Syrin plot vesë,
Si mëngjesi,
I lagun për ty.
Andrrën merre edhe zgjoje,
Mbushe zemrën ti me dashni,
Jetën zbukuroje,
Asht e bukur kur dhuron dashni…
Mbramja vjen e zbret e amël
E buzëqeshun ka me ikë
Yjet flasin vec për ty e dashtun,
ke me dal nga kjo errësinë
Rrugën tande shtroj unë me petale,
Frymën ti me ma ni,
Bashkë me erën fjalët t’i dërgoj,
E dashtun nata asht’ poezi…