Mercedes Gega: Në parkun e ëndrrave të pres…


Sonte kjo mbrëmje nuk paska gjumë
Vjen e mbështillet në gjoksin tim
Si vetëtimë brinjët përshkon
Një dritë malli…një drithërimë…

Si t’i largoj më thuaj ti
Gjithë retë e mallit nga qielli blu
Të shoh sërish diellin e jetës
Tek buzëqesh syve të tu?

Ti kapërdin ca lot si gurë
…sepse ti je dhe duhesh, burrë
Zërit që dridhet nga pesh’ e mallit
Heshtjen një çast mes nesh bën urë.

E dashur fli, unë jam me ty
Siç je me mua dhe ti çdo çast
Fli, mbylli sytë dhe unë do të vij
Në parkun e ëndrrave të pres çdo natë.