Merita Halili: Lule t’bukra ka Tirona (teksti dhe kënga)

Merita Halili këndon këngë nga të gjitha trevat shqipfolëse, por më së shumti të Shqipërisë së mesme dhe ka realizuar albume e këngë të shumta, të dedikuara: dashurisë, atdheut, heronjve etj.

Ka fituar shumë çmime. Në vitin 2000, mori çmimin që u dhurua nga Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, me të cilin ajo u quajt artiste, “Ambasadore e kombit”.

Në mesin e shumë të këngëve të saj që dëgjohen edhe sot me ëndje është “Lule t’bukra ka Tirona”, tekstin e së cilës e gjeni në vazhdim:

Lule t’bukra ka Tirona
na i mush rrugët plot me erë,
boj esmere, moj ku t’ka lala
merrja kongës dhe një herë.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Rreth e qark bahçes ju solla
për me t’pa moj bukuri,
nji tufë lule moj për ty mblodha
si kujtim për dashuri.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

Trandafil moj të vjen era
ti na mbush me dashuri,
unë ty moj të pëlqeva
ditë e natë mendoj për ty.
Mos më rri moj dëshpëru
e jam e jotja, prap të du.

E përgatiti: A. S.- ObserverKult


Lexo edhe:

MERITA HALILI: M’KA MARRË MALLI PËR NANËN TIME (TEKSTI DHE KËNGA)