Merita Halili është një nga interpretueset më të dalluara të muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme. E lindur në Tiranë, Merita u rrit duke kënduar këngët lirike e rajonit të saj. Debutoi më 1983, në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës, për t’mos ju ndarë këngës asnjëherë.
Për ju kemi zgjedhur një këngë të dashur për publikun, kënduar nga Merita, “M’ka marrë malli për nanën time”.

M’ka marrë malli për nanën time (teksti dhe kënga)
Seç u dogj kjo zemër shkreta
Këtu në vetmi
N’errësirë më kaloi jeta
Ju o shokët e mi.
Qaj moj zemër mos pusho
Digju, digju shpirti im
Se ditë e natë po tretem në vaj
S’ka njeri o hallin t’ma qaj.
Hej zemër moj, digju zemër..
M’ka marr malli për nanën time
Ju o shokët e mi
Se m’ka rrit me shumë mundime
Veç ta shoh me sy.
Qaj moj zemër mos pusho
Digju digju shpirti im
Se ditë e natë po tretem n’vaj
S’ka njeri o hallin t’ma qaj.
ObserverKult
Kliko edhe:
MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI NDEROHEN ME MIRËNJOHJE NGA KRYETARI I PRISHTINËS

Merita Halili dhe Raif Hyseni janë nderuar me mirënjohje nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në takim me këngëtaren Merita Halili dhe bashkëshortin e saj instrumentist, Raif Hyseni, Rama ka thënë se .për të nderuar angazhimin e tyre të vazhdueshëm, në emër të kryeqytetit dhuruan nga një mirënjohje.
“Kënaqësi e veçantë të prisja ikonat e muzikës qytetare shqiptare, Merita Halili e Raif Hyseni. Prej gati shtatë vitesh, ata drejtojnë katedrën e muzikës shqiptare në universitetin Montclair State University, në New Jersey, duke kultivuar, ruajtur dhe promovuar muzikën shqiptare”, ka shkruajtur Rama në Facebook.
ObserverKult