Varret monumentale të Idromenos dhe Marubit së shpejti do t’i nënshtrohen restaurimit. Kështu ka njoftuar Elva Margariti, ministrja e Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ndërsa Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin e ndërhyrjes konservuese dhe restauruese në Varrin monumental të piktorit dhe fotografit Kolë Idromeno dhe po ashtu të varrit Monumental të Familjes Marubi, në Varrezat e Rrmajit në Shkodër.
Ndërsa pastrimi, konsolidimi, rimodelimi dhe plotësimi i elementeve dekorative që mungojnë janë disa nga ndërhyrjet që do të kryhen. Krejt kjo do të bëhet duke synuar ruajtjen e këtyre monumenteve simbolike ku prehen disa nga figurat më të shquara të arteve pamore shqiptare./ ObserverKult
Lexo edhe:
INAUGUROHET PAS RESTAURIMIT, JA SI DUKET TANI MOZAIKU 42-VJEÇAR I MUZEUT KOMBËTAR
Inaugurimi i Mozaikut të restauruar të Muzeut Historik, në praninë e ambasadores së BE-së Christiane Hohmann shënoi fillimin e Javës së Evropës. Kjo do të mbahet në 10 ditë në të gjithë Shqipërinë.
Gjatë aktivitetit ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti iu përgjigj edhe ideve për heqjen e mozaikut. Ndërsa tha se polemikat nuk mund ta fshijnë historinë.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
A MUND TË TË HARROJË NDONJËHERË…
A mund të të harroj, poezi nga Fridrih Volf
A mund të të harroj, më thua?
Ah, e dashur, për këtë pyetje që bën ngahera.
Do të të bëj plot kundërpyetje të tjera
Dhe ti pastaj përgjigjmu mua!
Drurët e pyllit, më thuaj pra,
E harrojnë diellin që i zgjon në pranverë?
Dhe në dimër, kur bora sipër do t’u bjerë,
S’e shohin diellin në ëndërr ata?
Dhe përroi që rrjedh ledh më ledh me furi
E harron dot burimin e vet,
Që nga thellësi e shkëmbinjve buçet
Dhe rrugën i çel atij në liri?
Po zogu vallë i harron
Ajrin dhe flatrimin që në qiell e ngrënë?
Po luzma e bletëve kur zë folenë,
Aromën e luleve nuk e kujton?
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult