Merret vesh arsyeja: Sulmuesi tregon pse e goditi me telefon Bebe Rexhën

“Po përpiqesha të shihja nëse mund ta godisja me telefon nga ajo distancë këngëtaren Bebe Rexha”.

Këtë arsyetim ka dhënë para policisë 27-vjeçari Nicolas Malvagna.

Incidenti ndodhi ditë më parë në Nju Jork, gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare.

Ajo u largua me shpejtësi nga skena dhe u dërgua në një spital, ku ju nevojiten tre të qepura në pjesën e syrit.

Më vonë, Bebe i siguroi fansat se ishte “mirë”, duke postuar një foto të fytyrës së saj, e cila tregonte një mavijosje të madhe dhe shirit qepjeje në vetullën e saj.

Nicolas Malvagna u arrestua pasi u identifikua nga fansat e yllit të popit dhe ndodhet në paraburgim.

Koncerti i së dielës në The Rooftop në Pier 17 ishte pjesë e turneut të këngëtares dhe kauntatores 33-vjeçare, të titulluar Best F’n Night Of My Life./gazetatema.net

ObserverKult


Lexo edhe:

E TMERRSHME: BEBE REXHA GODITET ME CELULAR NË FYTYRË GJATË KONCERTIT, RRËZOHET MIDIS SKENËS

Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur të dielën në Nju-Jork.

Teksa performonte në skenën e tejmbushur, pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.

Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës. Në atë moment celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj.

Bebe goditet drejt e në fytyrë dhe pas një momenti tronditjeje, ajo bie në gjunjë me kokën ulur. Anëtarë të shumtë të stafit nxitojnë për ta ndihmuar.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult