reklamë

Merret vesh, ja kur do ta ketë premierën filmi “Shotgun Wedding”

“Shotgun Wedding”, një komedi romantike me protagonistë Jennifer Lopez dhe Josh Duhamel, do të mbërrijë në ekran në verën e ardhshme.

Filmi i ‘Lionsgate’ është planifikuar të shfaqet më 29 qershor të vitit 2022.

Në “Shotgun Wedding”, Darcy e luajtur nga (Lopez) dhe Tom nga (Duhamel) mbledhin familjet e tyre për një martesë.

Armie Hammer ishte vendosur më parë të luante përkrah Lopez. Por u tërhoq nga filmi në janar pas akuzave për abuzim seksual.

Pak pas largimit, “Shotgun Wedding” filloi xhirimet të cilat u përfunduan në fillim të kësaj jave.

Jason Moore qëndron prapa kësaj komedie të shkruar nga krijuesja e “New Girl”, Elizabeth Meriwether dhe Mark Hammer, transmeton ‘rtklive’.

Në film interpretojnë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.

‘Lionsgate’ ka vendosur datat e shfaqjes edhe për filma të tjerë, “The Protege” më 20 gusht 2021 dhe “White Bird: A Wonder Story”, më 16 shtator 2022. 

LEXO EDHE: “Top Gun: Maverick”, filmi që me padurim janë duke e pritur shumica