“Top Gun: Maverick”, filmi që me padurim janë duke e pritur shumica

Christopher McQuarrie e ka përshkruar filmin “Top Gun: Maverick”, si projektin më të mirë në të cilin ai ka punuar dhe se mezi po pret që të transmetohet edhe për publikun e gjerë.

52-vjeçari është pjesë e ekipit të skenaristëve të filmit të shumëpritur. I cili është vazhdimi i dytë i projektit me buxhet të lartë të aktorit, Tom Cruise, që u lansua më 1986.

McQuarrie është një nga bashkëpunëtorët më besnik të aktorit Tom Cruise. Ku kanë punuar në realizimin e disa projekteve filmike si: “Mission: Impossible-Rouge Nation”, “Jack Reacher”, “Edge of Tomorrow”, etj.

Sërish në rolin e pilotit ushtarak

Cruise do të jetë sërish në rolin e pilotit ushtarak, Pete ‘Maverick’ Mitchell. Në të kaluarën ylli i kinematografisë kishte deklaruar se nuk do të kishte një vazhdim të këtij projekti shumë të dashur për publikun. Por edhe një film që i dha dimensione të reja karrierës së tij si aktor.

Filmi i ardhshëm “Top Gun” është realizuar me një buxhet prej 152 milionë dollarësh. Dhe është planifikuar të transmetohet në kinema më 19 nëntor të këtij viti.

LEXO EDHE: Tom Cruise, superhero i vërtetë- shpëton kameramanin që po binte nga treni gjatë xhirimeve