Merret vesh shkaku i vdekjes së Bob Saget

Shkaku i vdekjes së aktorit dhe komedianit, Bob Saget është zbuluar. Ylli i ndjerë i “Full House” vdiq pas një traume të paspecifikuar në kokë, konfirmoi familja e tij për Page Six në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje.

“Këto javë që nga vdekja e Bob, ne kemi qenë të mbingarkuar nga dashuria e jashtëzakonshme nga fansat e Bob, i cili ka qenë një ngushëllim i madh për ne dhe për të cilin jemi përjetësisht mirënjohës”, shkruan ata.

“Tani që kemi konkluzionet përfundimtare nga hetimi i autoriteteve, menduam se ishte e drejtë që fansat t’i dëgjonin ato përfundime drejtpërdrejt nga ne. Autoritetet kanë përcaktuar se Bob ka ndërruar jetë nga trauma në kokë. Ata kanë konstatuar se ai aksidentalisht ka goditur pjesën e pasme të kokës diku, nuk ka menduar asgjë dhe ka shkuar për të fjetur. Nuk ka pasur asnjë përdorim droge apo alkooli.”

Ndërkohë, burime për TMZ thanë se Saget vdiq nga “hemorragjia cerebrale”. Media raportoi se kishte “një mavijosje të dukshme” në pjesën e pasme të kokës së tij.

Saget u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit më 9 janar.


Lexo edhe:

SË SHPEJTI, DOKUMENTARI PËR JETËN E MICHAEL JACKSON