Së shpejti, dokumentari për jetën e Michael Jackson

Mediat e huaja kanë raportuar se së shpejti do të publikohet një dokumentar i ri për jetën e Michael Jackson.

Sipas “Variety”, filmi i ardhshëm i titulluar “Michael”, po realizohet me miratimin e familjes së këngëtarit dhe skenari po shkruhet nga John Logan.

Ndërsa, familjarët së bashku me Graham King do të jenë producentët e projektit, transmeton ‘lapsi.al’.

“Jam i nderuar që do ta sjellë trashëgiminë e familjes Jackson në ekran të madh. Mbaj mend që po qëndroja i ulur në stadiumin ‘Dodger’ duke e shikuar turneun muzikor ‘Victory Tour’ dhe atëkohë nuk mund as ta imagjinoja që gati 38 vjet më vonë do të kisha privilegjin të isha pjesë e këtij filmi. Projekti me titull ‘Michael’ do t’i japë audiencës një portret të thellë të njeriut të ndërlikuar që u shndërrua në mbret të muzikës pop. Ai do të sjellë në jetë performancat më ikonike të Jacksonit, pasi jep një pasqyrë të informuar mbi procesin artistik dhe jetën personale të artistit”, deklaroi King për mediat.


Lexo edhe:

MICHAEL JACKSON: NËSE TI NUK BESON TEK VETJA, ATËHERË KUSH DO TA BËJË…