“Merrja fletërrufe se ndiqja modën”, Lili Cingu: Më kontrollonin te dera, si më shpëtoi ministri

Lili Cingu njihet nga të gjithë brezat si Mbretëresha e Valles Shqipe. Ajo ka spikatur gjithmonë jo vetëm për vallet që realizon, por edhe për pamjen e jashtme.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Lili ka zbuluar, kohë më parë, se i pëlqente të ndiqte modën dhe në kohën e komunizmit, si pasojë ka marrë herë pas here dhe fletërrufe.

Ajo ka theksuar se pavarëisht se sistemi e ndalonte, gjente mënyrën për t’u rregulluar.

“Vështirësitë i kemi ndjerë dhe në sistem, sepse si të reja që ishim, ishte diçka që nuk duhet ta ndiqje modën.

Na iku rinia që mos të ndiqnim modën, por dreqi ta hajë.

Në qoftë se flokët i merrja dhe i bëja diçka të bukur këtu mbrapa, duhet të haja fletërrufe, por pse duhet të haja fletërrufe? Për flokun?!

Fillonte moda dhe ne duhet ta ndiqnim çik, e bënim pantallonin më të gjerë. Kontrolli te dera të kontrollonte dhe unë ça bëja, i ngrija me paramande këtu lart dhe i vishja poshtë palltos, edhe hyja në institucion, kur dilja i lëshoja prapë.

Fletërrufe për Lilin. Thosha: ‘Unë s’kam gjë’. Punoja, jepja maksimumin tim, derisa arriti ministri vetë dhe tha: ‘Të bëjë ça të dojë, Lili është e para’”, u shpreh Lili./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

NJIHET SI MBRETËRESHA E VALLES SHQIPE, LILI CINGU: PRINDËRIT ASNJËHERË S’MË LAVDËRONIN

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu, është ndalur dhe te familja. Ajo ka thënë se pa shtysën e prindërve nuk do të kishte arritur deri këtu.

Lili ka treguar se nëna dhe babai asnjëherë nuk e lavdëronin. E konsideronin si diçka normale faktin që e bija kërcen bukur. Madje, edhe kur merrte çmime, thjesht e puthnin në ballë.

“Unë kam pas shtysën prindërve që jam kjo që jam sot, sepse babi dhe mami kanë qenë shumë artdashës. Babi duke qenë se ishte nga Gjakova, kosovar, mami shkodrane, dy treva që me të vërtetë e kanë dashur artin.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult