
Një histori prekëse ka pushtuar rrjetet sociale në Britani dhe më gjerë: një shishe me mesazh, që përmbante hirin e një nëne të ndjerë, përfundoi në breg vetëm 12 orë pasi ishte hedhur në det.
Shishja u gjet në plazhin e Skegness nga Kerry Sheridan, e cila mbeti e prekur thellë nga mesazhi që gjente brenda:
“Ajo është nëna ime. Ju lutem, hidheni përsëri në det që të udhëtojë nëpër botë.”
Kerry vendosi ta respektojë menjëherë amanetin, por më parë ndau historinë në Facebook, duke publikuar edhe një foto të shishes dhe një video të djalit të saj duke e hedhur atë sërish në det.
“U hodh përsëri në det, siç u kërkua. Udhëtim të mbarë, nëna e Carës,” shkruante ajo në postim – i cili u bë shpejt viral.
Falë reagimeve të shumta, shumë shpejt u zbulua se mesazhi ishte shkruar nga Cara Melia, një vajzë 24-vjeçare nga Oldham. Ajo kishte vendosur të hidhte hirin e nënës së saj në det, duke i dhuruar një udhëtim që ajo nuk mundi ta bënte kurrë gjallë.
“Ajo e kaloi jetën duke u kujdesur për ne pesë vajzat, për gjyshen dhe për vëllain e sëmurë. Ishte ëndrra e saj të udhëtonte, por nuk pati mundësi. Tani mund ta bëjë,” rrëfeu Cara për Manchester Evening News.
ObserverKult
Lexo edhe: