Mesazhi që e bëri të qajë Mevlan Shanajn: “Kam rënë dy herë në dashuri me ty…”

Regjisori dhe aktori i njohur, Mevlan Shanaj, ka pasur ditëlindjen pak ditë më parë.

Për këtë ai ishte i ftuar tek Rudina Magjistari, ku foli për filmat e tij, për familjen dhe në fund u përlot.

Ishte mesazhi i bashkëshortes prej një jete, poetes së njohur Natasha Lako, që e bëri të qante.

“Unë kam rënë dy herë në dashuri me ty.
Herën e parë nuk e tregoj, hera e dytë ishte kur pashë Mallakastrën.
Ti mund të ishe martuar me ndonjë aktore, por më zgjodhe mua.
Më bëri gruan e një regjisori dhe pastaj nënë të një regjisori.
Pastaj u bëmë edhe me një nip dhe një mbesë”, tha Natasha Lako.

“Nuk e dija që Natasha bëka gjëra pa më thënë. Mendoja se m’i thoshte të gjitha”, tha i përlotur nga emocionet regjisori dhe aktori Shanaj.

Edhe pse kanë dekada të martuar, dashuria mes dy artistëve të mëdhenj sa vjen e shtohet. /Vjosa.net

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ I SHKRUAN NATASHËS: NË ÇDO HAP TË JETËS MË KE BËRË KRENAR…

Regjisori Mevlan Shanaj, dhe bashkëshortja e tij, shkrimtarja Natasha Lako janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata më shumë se sa bashkëshortë klasikë, janë dy miq e ‘dashnorë’ të mirë me njëri-tjetrin.

Herë Natasha e herë Mevlani, i thurin dedikime njëri-tjetrit.

Këtë herë është regjisori ai i cili kthehet 50 vite pas në kohë duke kujtuar momentin kur Natasha u bë e tija.

Padyshim është kjo një nga letrat që do donte të lexonte çdo grua, në çdo kohë.

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e plotë të Mevlan Shanaj për Natasha Lakon:

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult