Një fqinj i Nastradinit, pasi trashëgon një pasuri të madhe, blen një vilë në një lagje të pasur dhe shkon e banon atje. Një ditë, Nastradini gjendet përballë tij në një rrugë të qytetit. Ish-fqinji kalon pa e përshëndetur Nastradinin.
-Pse nuk më flet? – e pyet Nastradini. – Kaq shpejt i harrove miqtë e vjetër?
-Jo, jo. Nuk të harroj kurrë, – i përgjigjet ish-fqinji, – por, puna është se unë, duke ndenjur përditë në ballkonin e madh të shtëpisë time të re që është shumë e lartë, shikoj gjithmonë poshtë dhe, kësisoj, jam mësuar ta mbaj kokën ulur. Kjo është arsyeja që nuk të pashë dhe nuk të përshëndeta.
Të nesërmen, Nastradini e shikon përsëri ish-fqinjin, që po ecte te rruga, poshtë shtëpisë së vet. Nastradini, me kokën lart, nga qielli, nuk e përshëndet fare. Ky i zemëruar, i thotë:
-Nastradin efendi, pse nuk më përshëndet, apo e harrove miqësinë tonë të vjetër?
Jo, jo, nuk është aspak ashtu, – ia kthen Nastradini. – Por, duke qenë se miqtë e mi janë gjithmonë mbi mua, më është bërë zakon ta ngre kokën lart dhe t’i shikoj ata nga poshtë lart. Kjo është arsyeja që nuk të pashë dhe nuk të përshëndeta.
Në shqip: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe:
NASTRADINI DHE NJË PARALAJMËRIM…/ SI NA I SHESIN KRIZAT?
Një burrë vajti tek Nastradini për një hall që kishte dhe i tha: ”O Nastradin! Unë, ime shoqe, gjashtë fëmijët tanë, prindërit e mi dhe vjehrra jetojmë në një dhomë të vetme. Çfarë më këshillon të bëj se po çmendem.” Nastradini i tha: ”Shko në pazar, bli një gomar, fute të jetojë me ju në të njëjtën dhomë dhe hajde tek unë pas dy ditësh.” Dy ditë më pas, burri u kthye dhe i tha: ”Nastradin bej, gjendja është e rëndë. Aroma dhe pëllitjet e gomarit nuk durohen.”
Nastradini i tha: ”Tani do të blesh një dash dhe do ta futësh në dhomë me ju, pastaj do vish përsëri pas dy ditësh.” Burri u kthye me fytyrë të zbehtë pas dy ditësh dhe i tha: ”Gjendja është bërë e padurueshme.”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult