Mesele popullore: Mendjes së madhe, kush hajrin nuk ia ka pa…

popullore shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Anekdotë popullore

Në një kuvend të burrave, hyri me pak vonesë edhe Shaban Hoxha. Ishte vonuar pak dhe, natyrisht, plakun e mençur e pret kuvendi.

Mirëpo, një mendjemadh i atij fshati, me mustaqe të holla si bishti i miut, që ja kishte mbushur mendjen vetes se e ka vendin në kuvend të burrave, i hidhëruar pse kuvendi po e respektonte Shabanin, mezi priste që t’ia thoshte ndonjë fjalë.

Shaban Hoxha u rahatue në kullë. Ia sollën edhe kafen.

Njëri prej pleqve në kuvend tha:

– Fol diçka Shaban Hoxha!
Ende pa e çelur gojën Shabani, ai mendjemadhi ia priti:
– Çka ka me fol Shaban plehu që vonohet në kuvend të burrave?

Të gjithë u prekën. Ai plaku që i tha Shabanit më parë “fol diçka”, u zu ngushtë, por foli:
– Mos u hidhëro lum Shabani, se është martue rishtas dhe e ka pak veten n’qejf?

– Jo – tha Shabani Hoxha, – nuk hidhërohem. Plehut ia sheh hajrin dikush, se plehu e rrit bimën, e mendjes së madhe, pasha zotin, kush mbi dhe hajrin deri sot s’ia ka pa!

ObserverKult

Lexo edhe:

Anekdotë popullore: Zor me u pasuru e lehtë me u fik’

Popullore: Njeriu i keq nuk i bën dëm veç vetit, por krejt miletit!

Mesele popullore: O ngordhë gomari, o vdes mbreti!