ObserverKult ua sjell disa Thënie nga autorë të ndryshëm:
Budallai e gjen përherë një admirues më budalla se veten./ Arthur Conan Doyle
Jeto për të qenë mahnia dhe admirimi i kohës sate./ William Shakespeare
Është më mirë të admirosh me të vërtetë një kryevepër të rreme, sesa të admirosh rrejshëm një kryevepër të vërtetë./Jean Rostand
Plagjiatura është një homazh. Kush kopjon, admiron. /Roberto Gervaso
Mëso të qeshësh me gabimet dhe dështimet e tua dhe s’do të kesh më frikë e njëkohësisht do të kesh admirimin e të tjerëve./ Andrea Gasparino
Sado të bezdisshëm të jenë, armiqtë nuk do të bëhen kurrë aq bajat sa admiruesit./ Elias Canetti
Për artistin e vërtetë duartrokitjet e tufës që ndjek modën nuk vlejnë asgjë krahasuar me admirimin e pak njohësve të hollë./ Arnfried Edler
Janë të paktë njerëzit e admiruar nga shërbëtorët e tyre./ Michel de Montaigne
ObserverKult
LEXO EDHE: Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika ndaj dështimit
“Dhe kur dëshiron diçka, gjithë universi bashkëpunon për të ndihmuar që ta arrish atë gjë”.
“Një ditë do të zgjohesh dhe nuk do të kesh më kohë për të bërë gjërat që përherë ke dashur të bësh. Bëji ato tani”.
“Ji guximtar. Ndërmerr rreziqe. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë eksperiencën”.
“Nëse do të jesh i suksesshëm, duhet të respektosh një rregull. Mos e gënje asnjëherë veten tënde”.
“Procesi i të zbuluarit se kush jemi, do të na nxisë ta pranojmë se ne mund të shkojmë përtej asaj që mendojmë se mund të shkojmë”
“Sekreti i jetës është të rrëzohemi shtatë herë dhe të ngrihemi tetë herë”.
“Mos e shpenzo kohën tënde me shpjegime. Njerëzit do të dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.
Për më shumë thënie nga Coelho klikoni KËTU