Mësohet arsyeja se pse Myftaraj ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike….

Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me
ka ncer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Lexo edhe:

HIDHET NGA KATI I KATËRT, NDËRRON JETË KASTRIOT MYFTARAJ

Ndërron jetë analisti Kastriot Myftaraj.

Ky i fundit dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Myftaraj, 60 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shkruan BalkanWeb.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.