Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” historianin, Nikolla Suda

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, historianin, publicistin dhe përkthyesin Nikolla Suda.

“Në vlerësim të kontributit të çmuar për hapjen e Muzeut Historik të Shijakut, falë studimit, dokumentimit dhe botimit të vlerave të rralla të traditave të kësaj treve, si dhe për veprimtarinë e spikatur në dekada, si historian, publicist dhe përkthyes, pata kënaqësinë të çmoj Nikolla Sudar, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”‘, tha Meta.

I lindur dhe i rritur me dashurinë për qytetin e tij Shijakun, në një familje të nderuar me tradita atdhetare e me origjinë malazeze, Nikolla Sudar, për gati 55 vjet ka punuar me përkushtim e pasion për nxjerrjen në dritë të historikut të kësaj treve, nga lashtësia deri në ditët e sotme, aktivitet jetësor për të cilin i jemi thellësisht mirënjohës.

“Sikundër i jemi falënderues për përkthimin e shumë veprave të mëdha të letërsisë botërore, që mjeshtërisht i ka sjellë në gjuhën shqipe. Urime dhe sa më shumë vepra të reja dhe të suksesshme në të ardhmen”, tha Meta./ATSH