Meta uron Kadarenë: Shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit të kombit shqiptar

O ju korba, atë natë Syt'e zez përse m'i latë? Drejtë atdheut, n'errsirë, Ika detit Por të lidhur me zinxhirë Prap e gjeta.

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar 85 vjetorin e e lindjes gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadaresë.

Meta është shprehur se Kadare është shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar.

“Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë”, shkruan Meta.

Në fund ai i ka shprehur përzemërsisht urimet e tij familjes Kadare dhe suksese në krijimtarinë e mëtejshme të shkrimtarit.