Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi pas vdekjes me titullin më lartë simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, siç tha ai, tre vëllezërit Frashëri.
Presidenti ishte në Frashër të Përmetit, ku edhe vlerësoi me “Dokoratën e Flamurit Kombëtar” vëllëzërit Avdyl, Naim dhe Sami Frashëri.
“Është një lumturi e veçantë të jem sot në Frashër, në këtë vend të shenjtë për kombin shqiptar, në djepin që përkundi me dije dhe atdhedashuri simbolet e përkryera të Rilindjes tonë Kombëtare, Frashërllinjtë e mëdhenj, Abdyl, Naim e Sami”, tha Meta para se të akordonte dekoratat.
“Frashëri vezullon dritë kombëtare patriotike dhe qytetare në çdo kohë”, u shpreh kreu i shtetit./ ObserverKult