Metallica i bashkohet luftës ndaj Covid-19, dhuron 350 mijë dollarë

Fondacioni bamirës i rok grupit Metallica “All Within My Hands”, vazhdon të japë kontributin e saj në kohëra të krizave.

Derisa bota është duke u ballafaquar me pandeminë Covid-19, Metallica ka konfirmuar se ka dhënë donacion 350 mijë dollarë për katër organizata për të luftuar koronavirusin.

“Derisa përhapja e koronavirusit po vazhdon, njerëzit më të rrezikuar në komunitetet tona kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmën tonë”, ka deklaruar grupi, teksa ka konfirmuar se fondacionet që pranuan këtë ndihmë financiare janë Feeding America, Direct Relief, Crew Nation, dhe USBG National Charity Foundation.

Grupi edhe më parë ka pasur bashkëpunim me Feeding America.

Derisa Direct Relief u është përgjigjur krizave në 22 vende, duke siguruar më shumë se 40 tonë pajisje mbrojtëse personale për punonjësit e kujdesit shëndetësorë që janë në vijën frontale..koha