Ndarja nga jeta e humoristit të njohur Muhamet Lika, apo thjesht Meti sikurse e njeh publiku një nga Parodistët e Vlorës, pikëlloi mbarë opinionin publik dhe vete miqte e tij.
Dy nga Parodistët e Vlorës Afrim Agalliu dhe Agron Hamo përmes një interviste për emisionin “Vizioni i Pasdites” e kanë kujtuar me lot në sy kolegun e tyre. Teksa kanë ndarë edhe disa detaje të ‘risjelljes’ së tij në skenë, ashtu si dikur.
“Për herë të parë pas largimit nga jeta të Metit, Metin e kishim në skenë. Nuk e kishim fizikisht po e kishim virutalisht sepse ashtu e kishim ndërtuar. Në parodinë e fundit që kemi kënduar unë Afrimi dhe Meti. Kishte dhe Meti një pjesë që do këndonte. Kishte pjesën e tretë dhe nuk e di sa mund ta imagjinoni në skenë ishte ekrani. Dhe ishte një batutë që unë i them Afrimit hajde shkojmë në gjyq tani dhe kur u ndamë aty përpara na del Meti. Virtualisht kuptohet sepse ai ishte një xhirim i mëparshëm. Dhe në sallë krijoi një impakt të jashtëzakonshëm.
E gjithë salla u ngrit në këmbë dhe duartrokiste dhe qante me lot. Pasi mbaroi parodia Afrimi kishte shkruar një material brilant. Dhe nuk e teproj po ta them që ne na rrëshqisnin lot të dyve kur këndonim për Metin tonë”, u shpreh Agron Hamo kohë më parë.
Sa i takon situatës së krijuar nga Covid-19 dhe faktit që Vlora është tashmë zonë e gjelbër, humoristi Afrim Agalliu u shpreh me humor se vlonjatët i kanë thënë ‘tutje virusit’.
“Unë mbrëmë kam dalur për herë të parë me time shoqe dhe shkuam nga Lungomare. Dhe unë u çudita, aty u çudita dhe pashë që aty nuk kishte karantinë absolutisht. Dhe tash unë paskam ndenjur brenda dy muaj paskam qenë budalla unë”.
“Vlonjatët e kanë respektuar por tani që ka marrë për mirë. Edhe Vlonjatët i kanë thënë tutje virusit, po dalin në masë,” u shpreh humoristi.
Sa i përket kohës së kaluar në shtëpi, si pjesa dërrmuese e djemve dhe burrave as dy parodistët e Vlorës nuk i kanë shpëtuar punëve të shtëpisë./revistaai
Lexo edhe:
PARODISTËT E VLORËS RRËFEJNË HISTORINË SI U KRIJUA GRUPI…
ObserverKult