Parodistët e Vlorës rrëfejnë historinë si u krijua grupi…

parodistët e vlorës

Parodistët e Vlorës’ mbeten grupi më i famshëm i humorit në Shqipëri. Ata kanë gëzuar plot zemra me humorin e tyre përgjatë viteve. Të cilat edhe pse kalojnë nuk e zbehin impaktin e tyre tek publiku artëdashës që i ka vlerësuar gjithmonë.

Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’, të dhënë kohë më parë, ata tregojnë momentet e tyre më të bukura në skenë dhe jashtë saj si katër shokë që o bashkoj arti përgjithmonë.

Por si u bashkua grupi më i famshëm i humoristëve:

“Unë isha valltarë, erdhi Agroni, mua më dhanë një rol episodik si fillim dhe pastaj u bëmë të dy. Një nga paroditë e mija ‘Fqinja” e shfrytëzuam për ta kënduar të dy. Më pas Meti erdha nga ndërmarrja e përpunimit të grurit. Manja erdhi nga ndërmarrja e ullishte, ishin aktorët më të mirë që spikateshin nëpër ndërmarrje dhe na morën këto mjeshtrat”.

Zakonisht grupet e humorit, këngës janë të destinuara të ndahen po kjo nuk ka ndodhur me to, Agron Hamo dhe Afrim Agalliu tregojnë se çfarë e mbajti grupin e tyre të bashkuar.

“Ne kemi qënë të brymosur dhe me atë idealizmin e asaj kohe të bëjmë art. Të jemi profesionit dhe të mos shikojmë interesin. Po të fillojë interesi në mes, çdo marrëdhenie pritet”, pohuan anëtarët e ‘Parodistët e Vlorës’.

Ata flasin edhe për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut të tyre të një jete. I cili u nda nga jeta në vitin 2013, duke lënë një dhimbje të madhe pas për miqtë e tij:

“Meti ka qenë kripa e grupit, ka qenë fenomenal, mungesa e tij është e pashamngshme, natyrisht ai kishte vlerat e tij absolute. Ishte një aktor i mrekullueshëm dhe ne na ka vrarë shumë ikja e tij. E ndjejmë shumë mungesën e tij por nuk kemi çbëjmë, është gjë e pariparueshme”m u shpreh ndër të tjera parodisti Afrim Agalliu.

Vazhdojnë të japin e të realizojnë shfaqje të reja, edhe pse ashtu si i gjithë arti ndiejnë mungesat e problematikat.

“Afrimi si në këtë kohë tani ka qenë në Itali, tek fëmijët e tji, dhe i bie telefonit, më thotë ‘kam shkruar diçka’  dhe me të vërtetë kishte shkruar gjëra shumë të bukura për pandeminë, rreth 5 materiale të cilat me thënë të vërtetën morën një jehonë të jashtëzakonshme të cilën e pamë të reaguar edhe në këto rrjetet sociale” u shpreh parodisti Agron Hamo./shqiptarja.com

Lexo edhe:

Kënga “Në të s’ëmës 2020” bën bashkë parodistët e Vlorës me artistë nga Kina, Rusia, Italia dhe Spanja

ObserverKult