Mevlan Shanaj kujton mikun e tij Bujar Lako: U shndërrua në legjendë me ikjen e tij, ai ishte një gjeneral i vërtetë në skenë

Nga Mevlan Shanaj

Klithmë nga qielli, nga shpirti, gjithë ajri më merr frymën, ka ikur Bujo! Lajm i dhimbshëm, therës, që ne miqtë, si dhe familja, e kemi të papërballueshëm.

Ikja e Bujos ishte apeli më i fuqishëm për respektin ndaj artit të ekranit shqiptar. Secili nga ne do të dëshironte të ikte në këtë mënyrë kaq thirrëse për të ndryshuar mendësinë ndaj vëmendjes dhe kushtimit të artit të ekranit si fytyrë e shoqërisë.

Të lumtë Bujar Lako, me këtë ‘gjest’ sublim godite si asnjëherë më fuqishëm. Lamtumirë o njeriu i mesazheve të mëdha, si askush deri më sot!”. Bujar Lako, që gati u shndërrua në legjendë me ikjen e tij, sipas meje ishte forca e ekranit, të cilin ai e shfrytëzoi në mënyrë intuitive, shkëlqyeshëm.

“Përkëdhelia” e aktorit të parë në ekran i dha shansin të shumëzonte në ngjitje hijen e tij dhe si çdo hije që sterrritet e bëri aktorin e ekranit më të lakmuarin për gati dy dekada.

Në teatër nuk pati “këtë hije”, pasi puna në teatër punohet në tavolinë të rrumbullakët, kështu që je në një plan shikimi edhe me kolegët.

Ndërsa kamera e kishte përherë në plan të parë dhe në kësi rastesh, ai nuk të falte. Njeriu Bujar dhe aktori Lako zotëronin imponimin sa privat, aq edhe krijues. Bujo ishte artist në formë dhe përmbajtje. Kishte të dhëna fizike të shkëlqyera për një aktor, konstrukt harmonik, portret goditës dhe zërin e ngrohtë burrëror me shikim depërtues, gati-gati asgjësues.

Sqimatar si ai dhe kërkues deri në një për atë që bënte në krijimin e figurave artistike. Dinte shumë mirë procesin e tjetërsimit dhe gjente çastin e zhbirimit të partnerit. I lindur artist, qoftë edhe në mënyrën si ecte, apo edhe si hante.

Artistin nuk e luajti ndonjëherë pasi nuk pati rast, por dha shembullin e artistit që mbetet i adhuruari i regjisorëve dhe i gjithë shikuesëve, jo vetëm brenda kohës.

Epiteti i gjeneralit qe një rastësi e bukur për Bujar Lakon, pasi tre gjeneralë artistikë (Gjeneral gramafoni, Mujo Bermema dhe gjenerali i ushtrisë së vdekur), i pari i Vath Koreshit me regjinë e përkryer të Viktor Gjikës, dy të tjerët shkruar nga Ismail Kadare me regji të Kujtim Çashkut dhe Pirro Milkanit, dhe i treti i Dhimitër Anagnostit, krijuan kryegjeneralin Bujar Lako.

Statura civile e këtij “ushtaraku” u duk se ishte krijuar fshehurazi në çdo hap të tijin. Larguar nga sheshet e xhirimeve pa spaletat, por me një ajër gjeneralësh në çdo mjedis ku shkelte, linte hije gjeneralësh.

Me ikjen e tij, gjithë opinioni kishte krijuar ekranin gjigant, ku vetë dëshmitarët ishin bërë pjesë e kësaj figure jetësore të vetë artistit unikal, më të arriturën se të tria figurat artistike.

Bujar Lako kishte ndërtuar në gjallje mitin e gjeneralit fitues.

Largimi tinëzarisht i këtij “ushtaraku” të rreptë rikonfirmoi autoritetin e tij krijues të figurës së artistit në çdo çast të jetës. Dinjitoz në krijim, i rreptë në mosnënshtrim. Posedues i gjithë fuqisë krijuese në ekran.

Shkruar në dhjetor të vitit 2016

ObserverKult


Lexo edhe:

MEVLAN SHANAJ I SHKRUAN ROBERT NDRENIKËS: O BABLOKU IM, SI KA MUNDËSI QË TY TË DUAN TË GJITHË? KE LINDUR ME KËMISHË O KOKË MADH

Urimi për ditëlindjen e aktorit të madh

Nga Mevlan Shanaj

Ishte një përvjetor që shkrova për bablokun Ndrenika. Sot u kujtova e i thashë vetes a mundesh të hedhësh dot në pak rreshta madhështinë e një gjiganti si ai? Krejtësisht e mpakur mendja dhe dora ime për të dhënë çuditë artistike të Ndrenikës.

Kam dëshirë të sjell në mendje realizimet e skenës që janë të shumtë dhe njëri më i arritur se tjetri. Ky babloku ka ndërtuar njeriun dhe artin në harmoni vit pas viti.

Sa më shumë krijonte karaktere nga dramaturgjia botërore, i shtoheshin personazhet shqiptarë në ekran dhe madhështia si njeri.

Nuk kam rastisur herë tjetër kësi binomi kaq të fuqishëm, ngjitja e emrit me personazhet. Sigurisht ke kënaqësi për këtë gjë. Dhe si për dreq nuk kam rastisur ziliqarë për Ndrenikën. Kjo nga të gjitha shtresat e shoqërisë, as dje as sot.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult