Mevlan Shanaj: Sandër Prosi, e di ti që prej 10 vjetësh mungon filmi artistik në Shqipëri?

sandër prosi
Sandër Prosi

Nga Mevlan Shanaj

Sandër Prosi! E di ti që prej 10 vjetësh mungon filmi artistik në Shqipëri?! Sipas medias shfaqen me pompozitet nëpër premiera të mahnitshme, por te publiku asgjë nuk shënohet nga këto realizime!

Asnjë karakter nuk kam dëgjuar të përmendet apo të lënë gjurmë në memorien e shikuesve!

Sandër asnjë nga aktorët e kinemasë nuk e ngre zërin, për këtë mjerim artistik, kur them asnjë po asnjë për be !!!! Pothuajse mbi 97/100 e tyre janë në ” agjërim” se ti edhe këtë fjalë e ke harruar!

Mik i shqiptarëve! Në ekranin shqiptar ka rënë flama, të kujtohet ajo sëmundja e pulave, që ngordhnin në masë?!!

Pooooo, ka ngordhur arti, ka ngordhur krijimtaria!

Të gjithë profesionistët e ekranit që nga regjisorët që ende frymojnë dhe ata pak dramaturgë të filmit me shpurën e aktorëve që fryhen me të shkuarën kanë mbetur pa përjashtim në fushën ku korbat u lëshojnë glasat!

ObserverKult

——-

Lexo edhe:

EZRA POUND: PO VDES PAK NGA PAK…

Nga Ezra Pound

En robe de parade
Samain.

Si shkulm mëndafshi shprishur, plasur pas një muri
Ajo ecën gjatë kangjellash buzë rrugës në Kensington Gardens,
E po vdes pak nga pak
nga një lloj anemie emocionale.

Aty rrotull vërtiten
Bijtë e ndyrë, kokëshkretë, të pavdekshëm, të varfrish,
Tokën do kenë trashëgim.

Ajo është qëllimi i mbramë i riprodhimit
Mërzia e saj është e shijshme tej mase.
Do të donte që dikush i fliste

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult