“Mezi po pres mi pa shqipet…”, Vesa Luma pjesë e eventit muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, e cila jeton prej disa vitesh në Zelandën e Re, do të jetë pjesë e një eventi muzikor të organizuar në qytetin e Aukland.

Në këtë organizim, do të ketë muzikë dhe akustikë të drejtpërdrejtë nga Vesa Luma në bashkëpunim me artistin tjetër shqiptar, Gerald Xhari (Big Basta), bashkëshorti i Vesa Lumës, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Ky event do të mbahet më datë 2 korrik dhe artistja shprehet mjaft e lumtur që do të takojë përsëri publikun shqiptar. “Mezi po pres mi pa SHQIPET e mia në një vend”, shkruan Vesa Luma në rrjetet sociale.

LEXO EDHE: Të rejat e “Sunny Hill Festival”, Dukagjin dhe Dua Lipa tregojnë detajet