Nga: Michael C. Keith
Bashkëpunëtorja e tij pretendonte se ai kishte abuzuar seksualisht me të. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë dhe ai nuk dinte çfarë të bënte për t’i bindur njerëzit të kundërtën.
Pasi u akuzua, pafajësia nuk kishte rëndësi. Bota gjithmonë do të dyshonte se je fajtor, pavarësisht nga faktet.
Kështu që, ai mendoi se mund t’i arsyetonte akuzat kundër tij dhe e priti atë në garazhin e parkingut nëntokësor.
Përktheu: Fadil Bajraj
Lexo edhe:
MICHAEL C. KEITH: FATI MUND TË JETË I MBRAPSHTË
Ishte në pjesën më të vetmuar të rrafshinave të larta në Montanën lindore që automobili i Larryt u prish. Atje ai u ul në Chevy Silveradon e tij 12-vjeçar duke shikuar nga dritaret dhe pasqyrat e pasme, duke shpresuar të shihte ndonjë automobil që do të mund t’i vinte në ndihmë.
Por orët vinin e iknin dhe ai zuri të shqetësohej se mund t’i duhej të kalonte natën aty ku ishte. Ai e dinte nga harta se nuk kishte qytet aty afër për dhjetëra kilometra, kështu që ecja as nuk vinte në shprehje…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU