Michael C. Keith: Fati mund të jetë i mbrapshtë

Nga: Michael C. Keith

Ishte në pjesën më të vetmuar të rrafshinave të larta në Montanën lindore që automobili i Larryt u prish. Atje ai u ul në Chevy Silveradon e tij 12-vjeçar duke shikuar nga dritaret dhe pasqyrat e pasme, duke shpresuar të shihte ndonjë automobil që do të mund t’i vinte në ndihmë.

Por orët vinin e iknin dhe ai zuri të shqetësohej se mund t’i duhej të kalonte natën aty ku ishte. Ai e dinte nga harta se nuk kishte qytet aty afër për dhjetëra kilometra, kështu që ecja as nuk vinte në shprehje.

Tani kur dielli filloi të perëndonte, ai shqetësohej se temperaturat mund të shkonin nën zero, edhe pse ishte fundi i prillit. Do të ngrij deri në vdekje këtu nëse dikush nuk vjen e ndalon, i tha vetes. Siç rrodhën gjërat, kjo ishte pikërisht ajo që ndodhi…askush nuk erdhi.

Përktheu: Fadil Bajraj

Michael C. Keith

Lexo edhe:

DAVID CAPELLA: GOBBO FLET PËR DASHURINË E FUNDIT TË JETËS SË TIJ

E doja, ajo mbeti mospërfillëse.
Ajo rrinte ulur dhe i ngacmonte fëmijët e saj teksa luanin
te këmbët e saj, indiferente ndaj ofsharjeve të mia.
Aroma nga buqetat e luleve të freskëta
ia tërhoqi vëmendjen më shumë se prania ime.
Rrija në heshtje, duke studiuar fytyrën e saj.
Ajo kurrë nuk e dëgjoi muzikën time pasionante –
simfoninë e zjarrtë të zemrës sime.

Poezinë e plotë e gjeni KËTU