Michelle Obama: Nëna më mësoi si të mendoj me kokën time…

Michelle Obama:

Ka ende shumë gjëra që nuk i di për Amerikën, për jetën, për atë çka e ardhmja mund të të sjellë. Por njoh mirë veten time.
Im atë, Fraseri, më pati mësuar të punoj fort, të qesh shpesh dhe ta mbaj fjalën.
Ime ëmë, Mariana, më pati mësuar si të mendoj me kokën time dhe si ta përdor zërin tim.
Së bashku, në apartamentin e tejmbushur të Anës Jugore të Çikagos, më ndihmuan të zbuloja vlerat në historinë tonë, në historinë time, në historinë më të madhe të Amerikës.
Edhe kur nuk është e bukur apo e përsosur.
Edhe kur është më e vërtetë nga ç’do të doje të ishte.
Historinë tënde e mbart me vete, do ta mbartësh gjithnjë me vete.
Është diçka që duhet ta zotërosh tërësisht e të mos e harrosh kurrë.

ObserverKult