Eja, mike, se po bie shí.
Më duketë sikur po qan qielli, sikur po derth lote të hollë. Edhe zëmra ime sot po qan. Jam vetëm, lotet e qiellit riedhin jashtë qelqevet dhe po ndjej të ftohtët brënda në zëmrët.
E mban mënt, mike, kur ishim bashkë sa shum’ donim shinë? E mban mënt gazin që ndjenim afrë dritares kur binin pikat e mbëdha të shiut? Ti i prisnje ató ditë, se e dinje që më pëlqenin; i prisnje ató ditë, më prisnje mua.
Ahere, kur bota mbytësh në lot, ne ishim të gëzuarë;
ahere, kur bota mbulohësh me ujë të ftohtë, ne kishim të nxejhtë në zëmrët.
Po tani, nga kjo odë gjysm’ e errët, shikoj pikat që po kullojnë, dhe po mbërdhi.
5/19 Vjesht’ e I.
ObserverKult
Lexo edhe:
MIDHAT FRASHËRI: GJITHË SHPRESAT E MIJA, VUAJTJET E MIJA, GJITHË KËTÓ KËSHTÚ DO TË SHUHENË?