Midhat Frashëri: Këta sy ngjajnë me syt’ e tu…

Midhat Frashëri

Brenda në t’errët shikoj nga finestra perëndimnë. Drita humbet, ca nga ca t’errëtit shtohet, botën e mbulon një mjegull e zezë; n’atë kohë që shfaqet nga perëndimi një“` flak’ e hollë majë malevet, pandeh njeriu se drita, dita po vdesën për gjithnjë.
T’errëtit si tym i zi më hyn në shpirt dhe në zemër.
Mejtohem: pse lind dielli çdo mëngjes dhe pse shuhet çdo natë! Them: pse pas dritës na vjen kjo cip’ e zezë!
Ca nga ca pushimi bëhet m’i thellë, çdo gjë bje më një qetim.
Ahere syt’ e yjvet çelen dhe shikojnë dhen’ e nxirë, të pikëlluar.
Them: pse shikojnë kështu këta yj? Apo duan të hedhin pak gaz mbi dhet të nxirë, mbi njerëzit. Këta sy ngjajnë me syt’ e tu, o njeri. Po të tutë qeshin, gëzohen, helmohen, shkëlqejnë dhe shuhen. Ata sipër atje në qiell, ata janë gjithënjë të shkëlqyera.

*Shkëputur nga libri “Or’ e fundit”-Proza letrare dhe dokumentare”

*Titulli i origjinalit: “Të mugëtit”

Përgatiti: ObserverKult

—————

Lexo edhe:


MIDHAT FRASHËRI: EJA, MIKE…