Fidia më s’pat prëhje. Gjumi më s’i çlodhi sytë. Ngrënjesë më nuk’ i gjeti shije. Një ethe çdo ditë e re i diqte dejtë.
Përpara shkëmbit të mermerit si shkumbë i bardhë, Fidia po punon dhe po mejtohetë. Mysklet e tij po i xhonglohenë nënë çekanin e rëndë, një djersë ethesh po i kullon nga ballët, një zjar po i ndritón sytë.
Edhe më s’pat prëhje. Çdo ditë nga shkëmbi po dilte një form’e re. Punoj, punoj akoma, me zjarin e shënjtë…
Kur u-mbarua vepra, Fidia e shikoj me syt e nxehtë, me atá sy që s’ishin lodhurë kurrë. E shikoj akoma, edhe një herë, dhe i mbylli sytë, se guri i ftohtë j’u –duk i gjallë, me një shpirt, me një frymë që s’i kish pandehurë.
I lumtur Fidia, m’i lumturë se Hyji! se mëndja jote polli bukurinë e pa vdekurë, gruanë gjithënjë të dëshiruarë, kurr të gjeturë.
4/17 Vjesht’ e III.
(Sadoqë edhe s’dihetë mirë më Afërdita e Milo-s ësht’ e Fidia-s a po jo.)
*Titulli i origjinalit: “Afërdita e Milo-s”
Përgatiti: ObserverKult