Mid’hat Frashëri: Punët që ngjajn’ në Shqipëri…

Midhat Frashëri

Nga Mid’hat Frashëri

Mbrëmanet kishim kuvenduar me ca miq për punët që ngjajn’ në Shqipëri, për vrasjet që bëhen në vend tënë, për varfërin dhe për fatkeqësi e kombit tënë.
Pastaj thamë se frikë kanë marrë bota për të kënduar gjuhën e tyre. Miku im më tha që, ca ditë më parë, kishin zënë një shqiptar dhe e kishin hedhur në burg nga shkaku që kish ca libra shqip.
Mbi këto u ndamë, vamë të flemë, se dhe ditën kishim ecur’ dhe ishim lodhur shumë. Ish natë vere, nat’ e nxehtë, shum e nxehtë. Pas nja dy orë gjumi, u zgjuash prapë; kisha një zagushi të madhe. U ngriç nga shtresa, hapa finestrën: yjtë shkëlqenin më një qiell pa hënë. Nuk e di sa ndënjta përpara finestrës, po më duket se pa shkuar shum’ më zuri gjumi.
Po nxitonja dhe qeni po më ndiqte. Nxitonja me vrap të madh dhe s’guxonja të kthej sytë nga frika se mos i shoh gojën e kuqe dhe syt’ e zjarrtë q’i ndritnin në faqet së zezë.
Mora një të përpjetë; dheu ish gurishte: qeni ish nja pesëdhjetë çape lark meje, po unë e ndjenja që, sa vinte, kafsh’ e egër po më qasesh. Tani më dukesh sikur frym’ e tij më diqte krahët, aq e pandehnja afruar; kisha zënë dhe të lodhem, mushkëritë m’ishin ngusur, mezi mirrja frymë; po prapë vraponja me akull në zemër.
Në kryet t’udhës që ngjitesh, ishin një tok driza e ferra edhe rruga pritesh; po në mes të drurëve të vegjël kish një shumic’ udhësh të ngushta. Shpejt u fuçë në mes; degët e feravet piqeshin nga maja; unë nga nxitimi s’shikonja gjë, po vraponja si i marrë, edhe majat e degëvet dhe gjëmbat më çirrnin turinjtë, më gjakonin faqet.
Përnjëherë ndjeva sikur më ra një poplë mbi kokë: një deg’ e trashë më kish prer’ udhën; shpura dorën në ballët; ndjeva një qull të ngrohtë dhe një plagë të hapur. Pa dashur qëndrova, kërcinjtë m’ishin prerë, mushkërinjtë më s’punonin, zëmra më rrihet edhe më bënte plagë krahëror. Më tmerr të madh hodha sytë prapa, po qeni nuk ishte, as zëri i dëgjohesh; kuptove që kafsh’ e ndyrë më kish humbur toruan dhe mora pak frymë.
Më të katr’ anët kisha driza dhe gjëmba, degët e të cilëvet ishin pleksur si fije hekuri; drit’ e diellit hynte me mundim, dhe ca lule t’egëra meçi ç’quheshin. Plag’ e ballit dhe të çjerrurat e turirit po zënë të më djegin, po prapë jam i lumtur se shpëtova nga ndjekja edhe nga goj’ e kuq’ e qenit.
Një zë në mes të ferravet më bën të kthej kokën. O tmerr!
Qenin që pandehja se shpëtova soje, qenin në dhëmbët e të cilit m’ish varur jeta, tani e kam përpara!
Më s’paçë kurajo as t’iknja, as të thërrisnja ; sytë m’u errë, laqet e këmbës m’u zgjidhë, mbeçë si i ngrirë! tani më s’shihja gjë, vetëm veshët më dëgjonin një të lehur me një zë të mbytur, dhe-sado që sytë s’më shihnin , më dukesh se qeni më skërmitte dhëmbët dhe po bëhesh gati të më hidhesh . Oh , qysh po ja ndjenj dhëmbët që po më copëtojnë supnë sa i shëmtuar të lëpirat e gjuhës dhe të çqyerët e dhëmbëvet.

*
Of, sa ëndr’ e ligë! Me sa gas sheh njeriu që duke hapur sytë, gjith’ ajo hije e zezë fluturoi. Tani e merr vesh pse më dukesh sikur po më shqyente qeni; supi m’i ish mpirë! Po hieja s’u zhduk, se prapë dëgjoj qenë që leh, dhe tani po leh me një zë të çqyer, dhe t’egërsuar. Ç’është kjo, ç’është ky qen? Është qeni ynë. Po pse leh, kujt i leh?
Me një tmerr të ri u –ngriçë, se tani një tjatër mejtim m’erdh në mend: kush ka ardhur afër shtëpisë, në mes të natës?
Kurdoherë që leh matanë, pa dashur më dridhet trupi; gjithnjë dëgjojmë që ven’ natën dhe shkelin shtëpin’ e njërit e të tjaterit, zënë botën në gjumë dhe i shpien në burg. Vallë dhe sot mos erdhë të na shkelin shtëpinë? Një fërshëllim ‘ e hidhur dreth napën’ e zezë të natës! A nuk është kjo fërshëllimë e polisit që breth natën!
Ngrihem, dal në ballkon dhe shtie një sy në kopsht; s’ka njeri!
Qeni po leh afrë portës dhe me zemërim i sulet murit. Domethënë jashtë murit ka nejri, vallë se mos duan të thyejnë derën, të vinë të më ngren’ nga shtresa dhe të më shpien më një vend me lagësirë, me krimba e me minj? Po, na qeni e zbut zënë, pakëson të lehurit, pushon , edhe shoh që dy njerës, me çape të qetë, largohen nga mur’ i kopshtit.
Tani pra hieja u-hoq fare, s’kam më ç’të trëmbem. Mund të marrë frymë çliruar .
Era ish ftohur, ndjenja të mardhura. Hëna, më të mbaruar, kish dalë, dhe cop’ e verdhë dh’e zbet ‘ e saj çkëlqente me një pirg plepash, që ngjiteshin lart në qiell si lugvet’ të zes. Më tutje, në mes të detit, drit’ e hënës, binte mbi ujë dhe ay vend dukesh si shpuzë në mes të hirit. Një qetësi, një pushim i madh mbretëronte tani; dukesh që gjithë ç’ka në botë po flinin; vetëm yjtë në qiell që kapsitin sytë.

*Në mëngjes pa nxehur koha, dolla të bëj një shëtitje të vogël.
Sa ëmbëlsi ka shëtitj’ e mëngjesit në një fshat!
Ecnja më një udhë të ngushtë, anosur më drur dhe me gjelbërim; këtu këtje kish lule me ngjyrë dhe m’erë të bukur.
Më një të kthyer t’udhës pashë një mik , që kish dalë dhe ay për të gëzuar nga thjeshtësi e erës dhe nga bukuri e barit dhe të drurëvet. Pas nja dy fjalë, miku më tha përnjëherë:
-A e mësove që mikun tonë…pardje e zunë dh’e hodhë në burg?…
Hiji’ e natës s’ish akoma çdukur!

1905

*Shkëputur nga libri “Or’ e fundit-Proza letrare dhe dokumentare”

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

“SËMUNDJE DHE PERËNDI”: PASQYRË MBI MULTIVERSIN ONTIK TË QENIES