Midhat Frashëri: Të falem ty, o e dashura ime!

Midhat Frashëri

Nga Midhat Frashëri

Si kombetë me vetija e me mendime të fjeshtë q’i falenë një fytyre gdhëndurë në gur a në drú: si kombetë më të qytetëruarë që rrinë me orë dhe lutenë përpara një fytyre bërë më gjyrë vaji a dy copëra drurë të bashkuarë;

si atá kombe që marrën me muaj’ udhë që të venë t’i falenë gurit të zi: si atá të moçmit q’i falëshin diellit, zjarit, shikonin me adhurim të thellë yjtë, dhe bëheshin therorë për perëndit’ e për perëndëshatë, a si atá që dhe sot shtriten’ e shtypen’ nënë qerre të Budësë;

ashtu dhe unë, o e bukura ime, dua t’u falemë dy yjve që janë më të bukurë se të gjithë yjt’ e qiellit, dy yjve që janë  syt’ e shkruarë të tu, dhe  bëhem hî, o e dashura ime, nën këmbët vogëloshe tënde !

Vjeshtë 1905

ObserverKult  


Lexo edhe:

NDRE MJEDA: KÛ KÉ NANEN ME DERDHË LOT?

Edhè shtâza po gazmohet,
Edhè bari mungullon ;
N’ shênd natyra gjith po çohet,
Veç ti, i mjeri, po gjimon.

Kâng’ e valle tui bashkue
Shênd prei gojet gjithkush qet ;
Veç i vorfni tui dertue
Porsi i huej â n’ gjiní t’ vet.

Tui ankue per t’ zeza t’ veta
Per gjith derë tui lyp’ kerset ;
Per ‘tê t’ dhimtun kerkund s gjeta:
Porsi i huej â n’ katund t’ vet.

Lodh’ e ûnshem, kúr vjen nata,
N’ prêhen t’ nanës me shkue kujton ;
Edhè nana i diq e ngrata,
E kush t’ vorfnin se ngushllon.

Tekstin e plotë e gjeni KËTU

ObserverKult