N’është vërtet se zëmra jote s’rreh kurrë për mua- ashtú si ke dashurë të më thuash, -n’është vërtet se fytyra ime nukë zë as një vënt n’ëndërrimet e tu, pse, o e bukura ime, kur më sheh gadalsón çapnë, pse më lëshon vështrimn’ e ati syri të shkruarë tënt?
Nuk’ e di ti si më buçet dhe më zjen gjaknë ay vështrimi yt kaq’ i qetë dhe i ftohtë? nuk’ e di ti si më çpon zëmrën ay vështrim ngjyrë qielli?
Vështrimi yt është si një shtizë në dorë të një djali që lot me një zok; vuajtjet e shpësit i heq dhe zëmra ime. Të lutem pushó, pushó këtë lodrë të gjákshme.
Po ç’them unë! shtjemë, shtjemë syt’ e tu, se vështrimi yt, o e bukura ime, m’i fjeshtë se frymë e Jehovajt, i ep gjëllim shpirtit t’im.
Prill, 1906
Përgatiti: ObserverKult