A e dini se kush e shpëtoi ditarin e Ana Frankut?

ditari i ana frankut

Historia e Ana Frankut dhe familjes së saj, por edhe të tjerëve, që u fshiheshin gjermanëve në një cep të Amsterdamit, janë të njohura. Madje edhe nga ata që nuk e kanë lexuar kurrë ditarin e saj, apo që nuk kanë parë filma dhe dokumentarë të shumtë mbi këtë temë.

anna frank frankut

Ishte Miep Gies, një punonjëse e Oto Frankut, që siguronte nevojat jetike familjes Frank gjatë kohës që jetonte e fshehur. Dhe ishte po ajo që shpëtoi ditarin e Anës, dhe ia rikthehu Oto Frankut pas përfundimit të luftës.
Sikur ditari të ishte zbuluar nga gjermanët, të gjithë njerëzit që ndihmuan familjen Frank, do të ishin denoncuar tek Gestapo. Sipas Gies, ajo u shpëtua nga arrestimi, pasi ishte nga i njëjti qytet – Vjena – prej nga vinte edhe zyrtari përgjegjës për rastin. 

Otto Frank (babai i Anës) me sugjerimin e disa miqve të tij lejoi që ditari i vajzës së tij të botohej. Kështu që ditari i Ana Frank u bë një ndër librat më të lexuar në botë. U përkthye dhe u botua në 70 gjuhë të botës. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam sot është e hapur për vizitorët, e mban emrin “shtepia e Ana Frankut”, ku tubohet rinia ne emer te paqes ne bote.

ObserverKult

Lexo edhe:

KUSH E TRADHTOI ANA FRANKUN?

Lexo edhe:

ARDITA JATRU: FËMIJËT E ’70-ËS

Fëmijët e ’70-ës nuk e kishin frikë diellin.
Ndërtonin kështjella rëre, në breg të detit,
të dobët,
lëkurëdjegurit,
vetëm qeshnin,
loznin dhe qeshnin.
Në vijën e horizontit, më të rrallë
shfaqeshin anijet me emra lirie nga bota tjetër
që mbartnin ëndrrat dhe zhdukeshin.
E kishin të ndaluar të përshëndesnin me dorë,
përdornin sytë
dhe imagjinonin, sikur të ishin aty
në bordin e anijes fantastike
dhe të zhdukeshin njëherë e përgjithmonë,
pa i parë njeri,
në botën tjetër,
pa kthim
por kishin frikë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult