Mihai Eminescu: Liqeni

Mbi ujë zambakë të shpërndarë
Nëpër pyll liqeni blu,
Petalet krijojnë rrathë të bardhë
E rrahin lehtë varkën bërë me dru .

Pranë bregut kaloj i heshtur
Në gjoks një brengë nje shqetësim,
Nga kallamishtet, mos është fshehur,
E vjen e hidhet në gjirin tim ?

Uji përreth seç mërmërin
Kur të dy bashkë në varkë vozisim
I lëshoj rremat në përqafim
na mbulon nata tek pëshpërisim.

Valëzon liqen i qetë
Hëna me rreze na rrethon
Mbi kallamishte lehtë e lehtë
Era ujin e trazon.

Por jo, oh jo, i dëshpëruar
psherëtij se ti nuk vjen,
I rënë përmbys e i dërrmuar
Si zambakët mbi liqen.

Përktheu: Servet Bytyçi