Mihal Hanxhari u lind në Kentaki, në SHBA, ku babai i tij kishte emigruar më 1907. Familja u kthye në Tiranë më 1931. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin e Tiranës, ndërsa të lartat në Universitetin e Budapestit për Histori e Gjeografi më 1954.
Mihal Hanxhari u zbulua vetëm pas vdekjes si shkrimtar. Për shumë vjet me radhë pati shkruar një numër të madh poezish, prozë dhe përkthime, të cilat u gjetën pas vdekjes së tij në qershor të 1999, që u botuan nga familjarët dhe shokët.
Dorëshkrimet e tij u botuan në vëllimin “Mihal Hanxhari: njeriu dhe vepra” më 2004 dhe vëllimet poetike “Se sytë e mi kështu e shohin botën”, Tiranë 2000; “Na ishte njëherë”, Tiranë 2000; “Ti vdekja ime mbushur me jetë”, Tiranë 2001; dhe “Gdhend një statujë“, Tiranë 2005 etj.
Në vazhdim ObserverKult ua sjell një fragment të shkëputur nga libri “Duke dëgjuar heshtjen”
Nga Mihal Hanxhari
Emrin ia mësova shumë kohë pasi u njohëm. Quhej Eva. Shpesh më ka ndodhur, që të shoqërohem e të kem marëdhënie me dikë e të mos ia kem ditur emrin. Ndofta më është dukur fort pak i rëndësishëm.
Se si e njoha kur e pashë për here të parë, s’di të them. Bile, kur u kujtova se ajo po ecte pranë meje në rrugën e jetës s’ime në atë qytet, isha për shumë kohë indiferent karshi saj dhe kurrë s’mendova se do të lidhesha sado pak me të. Eva, jo. Ajo më kish takuar mes morisë së njerëzve, më kishte ndjekur ditë e net, më kishte përgjuar dhe isha bërë për të një njeri i dashur, isha bërë një ikonë e pa pare, para së cilës ajo gjynjëzoheshe e vetmuar, netëve duke u lutur në heshtje.
Më vonë, më tregonte se si më kish dashur së largu. Më tregonte shumë gjëra që më kishin ndodhur që unë i kisha harruar, por që ajo i mbante mend me hollësi; I ruante si kujtime të ëmbla dhe ndihej e lumtur, ku tregimet e saja, ngjallnin kureshtjen dhe habinë time, dhe me të vërtet në shpirtin tim ndjenja një paqe të ëmbël, ndofta ndjenja edhe një dridhje krenarie, që isha dashur aq shumë prej një vajze pa e ditur unë.
Ajo s’ishte nga Budapesti, kishte ardhur nga krahina. E ndofta kurrë nuk pat menduar se Budapest i madh e i zhurmshëm, ku ajo dukej si manushaqe e vogël që mund të shkelej here pas here, nga ndonjë kalimtar i shkujdesur, do e lidhte papritmaz, me një të panjëohur, me një lidhje të forte e plot pasion.
Në fillim e mëshirova, pastaj u tregova një mik i ftohtë, më von ndjeva nevojë të isha pranë saj, si përpara një zemre të gjërë, që mund të mert ndonjë pikë nga helm ii zemrës sime të mbushur. Pastaj e desha, e kur nisa ta dua, pashë që qe e bukur. Pothua ishte gjithmonë në gaz, dhe u çudita se si në fund shpirtit ajo ruant nje melankoli të thellë’
…
U futëm në pyllin e ri, me drurët e rritur si djem të shendetëshëm e të gëzuar. Asgjë nuk na shqetësonyte aty. Më kishte zënë për mezi sikur unë të isha dama e saj dhe ecnim pa thenë një fjalë. Kisha pështetur kokën në supin e saj dhe shifja gjethet që njollosnin qiellin e kaltërt, me arabeskat fantastike. U ulëm pastaj në një bar të shtruar si një sixhade të butë, jeshile e tek tuk të zbukuruar me një këpurdhë të bardhë. Mbështeta kokën në prehrin e saj dhe më pëlqente të ëndërroja bukurinë.
-Misha…
Më përkëdheli flokët dhe u përkul mbi mua. Ngrita sytë dhe pashë gjinjët e saj që i rëndoheshin në fustanin e hapur. M’u kujtua kur xhvishja lëkurën e portokallit . Ai push i bardhë që ka lëkura përbrenda.
Aq të bardha ishin gjinjët e saj.
-Misha…
-Hesht Eva…
-Përse?
-S’e di A s’është çdo gjë më e bukur në heshtje?
Më pështeti kokën lehtë mbi bar dhe u ngrit. Ndenja ashtu duke pare ato copëzat e kaltërta të qiellit mes gjetheve. Ndjeva një kapitje dhe mbylla sytë. Kur i hapa , pashë atë që më rrinte përsipër dhe më vështronte me sy të thellë e të shkëlqyer. Buza i digjej nga një afsh përvëlonjës, dhe gjysmë e hapur, puthte së largu, plot epsh, çdo gjë timen.
U ngrita pak, ia mora kryet në duar dhe e mbështeta mbi vehte.
E putha megjithë shpirt dhe pastaj e lashë të shtrirë mbi bar. U përkula sipër saj dhe më pëlqente ta shihja në sy, ta shihja, e pastaj ta puthja papritmaz në buzë, në gushë, në gjinjë…Më dukej gjiri i saj më i bukuri që mund të bënte një gdhendës i zoti në qelibarin e bardhë, më dukej sikur kish gjithë aromat e luleve të pyllit, më dukej sikur kish gjithë aromat e luleve të pyllit, më dukej i freskët si ujët e kulluar të një burimi të freskët të fshehur në hije e gjethe, më dukej sikur kisha në duar bukurinë më të madhe, që ka trupi i një vajze në moshën e rinisë dhe kurrë nuk putha me aq dëshirë, kurrë nuk desha si atëhere, të fus atë trup të huaj në brendësinë e trupit trim për ta absorbuar, për ta pasë krejt timin me dëshirën e afshin bashkë!
Ah! Ç’deshirë, ç’dashuri për një qënie që s’është tëndja. U lëshuam te njëri tjetri si dy udhëtarë të etur që gjejnë ujë në një burim të kulluar, u bashkuam si dy duar që lidhen me gishtërinjë e s’hapen më, u bëmë një, e ashtu dora e natyrës u tall me ne sa deshi; pastaj heshtëm, heshtëm dhe u tërhoqëm kush e kush në vehten e vet e u bëmë përsëri dy, dy si dy pemë në rrënjë të veçëanta.
Kur pylli filloi të errej e të ftohej, ne po e cnim pranë njëri tjetrit pa thenë një fjalë. Vura re që sytë i ruanin një cipë loti që s’ binte kurrë. E afrova pranë vehtes, por ajo s’ndjente më dorën time. Diçka mendonte. Kur dolëm nga pylli m’u lut ta linja të ikte vetëm.
-Përse?
-Dua të jem vetëm.
-S’më don më?
Ngriti sytë e më pa e lodhur e si në faj:
-C’gjë tjetër më ka mbetur për të dhënë që të besosh se të dua?
Desha ta puth, por ajo u fsheh në gjirin tim, në këmishën e bardhe.
E qau:
-Misha, sa e kisha pritur këtë ditë; sa here e kasha endërruar me sy hapur, sa here e vetme në shtratin tim, natën në errësirë e kasha kërkuar…Ja kjo qe; ç’tjetër mbetet tani për të kërkuar? C’ më mbetet tjetër për të dhënë ty tani? Ndofta mbaroi çdo gjë mes nesh!
E më shtrëngoi fort e s’e largonte kryet nga gjiri im duke qarë,
-Eva, përse flet kështu, përse?
S’dija c’të thosha . Kurrë s’kisha kujtuar se ajo vajzë nga krahina ishte aq e pastër; mendonte aq thellë e që donte aq shumë
-Jo, s’duhet të arrinim gjer këtu. Ky është fundi.
-Marrëzi po flet…-i thashë me padurim
-E shikon që kam të drejtë. Unë shoh fundin. Ndofta dhe ti e sheh, por s’e thua. Ti je më pak i sinqertë. Ndofta se s’je ti që më deshe i pari, ndofta sepse jam unë që të dua e pashpresë.
Fillova të ndjenja vështirësinë e këtyre fjalëve . Shihja që ajo më deshte akoma më shumë e që unë s’kisha më dashurinë e pare…Dhe e shihnim se kjo s’vinte vetëm nga epshi i shuar, jo ishte rruga e re që po niste zemra e ime, për ndonjë sferë akoma të panjohur.
U ndamë kështu atë natë, e u ndamë kështu edhe katër here të tjera. Pastaj erdhi dita që ajo do të largohej nga Budapesti. E përcolla në stacionin e Lindjes dhe i dhurova një fletore të bukur, për të shkruar ditët kur do të ishte larg meje. Iku.
Pas dy vitesh postieri i kolegjit më dorëzoi një pako të vogël. Ish fltorjas e bukur e shkrojtur me një shkrim të regullt. Nuk e lexova, por vajta në takim. Ajo ishte kthyer dhe më kish lënë një pipjekje. E takova në mbrëmje te këmbët urës së këputur të Elizabetës. S’e njoha lehtë.
Qe bërë grua. Qe bërë si gjithë të tjerat. E ndjeva një zhgënjim në shpirt.
-Në fletore ke lexuar gjithshka. Tani din çdo gje-e qeshte. Pohova me kokë pa ditur përse. U ulëm në një espresso.
-Si të dukem?-më than jëherë
-Sikur s’je ti
-Sigurisht, ke të drejtë, s’jam më unë. Por a e ke harruar atë që isha?
-Jo s’mund ta harroj, më pate dashur vërtet.
-Po, vërtet.
-Ajo mbas dite në pyll
-Ah po në pyllin e mëkatit tim, dita e fundit dashurisë sonë. Jo vetëm qe dashuria e terë jetës time që u shkri. Sikur të mos qe epshi në botë, sikur të duheshin vetëm në shpirt, sikur të desha atëhere, kur ti s’më njihje akoma, ndofta tërë jeta e jonë do të qe mbushur me ëmbëlsi e dhëmshuritë dashurisë deri në ditët e vdekjes, ndërsa kështu, ndizemi e shuhemi, kujtojmë se jemi Perëndi dashurie për një çast, e pastaj si tretemi si dylli, kujtohemi se s’jemi veçse demonë të akullt me gjak të ftohtë e krejtësisht të mjerë, pa dashur asgjë, as vehten tone…-e më lëshoi tymin e cigares në fytyrë
-E di Mihal, Kam parë në galeri një pikture që paraqet Evën e Adamin që po i përzen Perëndia nga parajsa. E din? M’u kujtua ajo mbas dite në pyll, kur qava atje në rrugë
-Eva-ti më flet shumë bukur, unë i dua këto fjalë…
-Tani veç fjalë mësoj, fjalë, fjalë të reja, mendimre, por ç’janë gjithë këto, ç’më duhen, ç’më kthejnë? Sikur këto mendime dhe fjalë ti kishim përpara se të hanim mollën, ndofta do të kishin një vlerë, por i kemi vetëm më pas, kjo është më e dhimbëshme edhe më e kotë.
U ngrit. Pagova, dhe dolëm. Më ftoi në shtëpinë e saj, të cilën i shoqi e kishte blerë në një rrugë të largët (ishte martuar). Nuk i vajta. Pas ca ditësh mora një kartëpostale.
“Ti do të më kthesh lumturinë e humbur. E ke kot, ajo ka rënë në fund të oqeanit, bashkë me lumturinë e gjithë botës sonë. Eja pra, duku këtej. Të jetojmë si gjithë bota. Jeta është një rrugë në të cilën ecet vetëm përpara gjer në fund. Përse mendon që atë rrugë mund ta nisim nga fillimi? A s’e sheh fundin e saj sa pranë është ? Ti gjithmonë s’ke ditur të shohësh. Eja, ‘ai kthehet veç në darkë.’ “
Vajta. Dhe fillova ta ndjej vehten si një baltë të njomë me të cilën ajo ndërtonte formën e shpirtit të saj.
*Shkëputur nga libri i Mihal Hanxharit: “Duke dëgjuar heshtjen”
Përgatiti: A. S.- ObserverKult
——————–
Lexo edhe: