Mijëra njerëz vajtojnë për humbjen e mbretëreshës Elizabeth jashtë Pallatit Buckingham

Britanikët janë në zi për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth e cila vdiq në moshën 96-vjeçare.

Turma njerëzish janë mbledhur – herët – jashtë Pallatit Buckingham ku flamuri është valëvitur në gjysmështizë. Londinezët me sy të përlotur dynden nëpër pallate për të vendosur një lule në kujtim të mbretëreshës së tyre më jetëgjatë, Elizabeth.

Pavarësisht shiut me ndërprerje, të mbledhurit jashtë pallatit jo vetëm që nuk u larguan, por u shtuan. Tubimi me siguri do të zgjat edhe gjatë natës në kujtimin e mbretëreshës që shënoi historinë moderne të Britanisë së Madhe.

ObserverKult

Lexo edhe:

“ZOT, RUAJE MBRETIN”, PAS VDEKJES SË ELISABETH II, NDRYSHON HIMNI I BRITANISË

Teksti i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar do të ndryshojë tani që Mbretëresha Elizabeth II ka vdekur.

Kënga, “God Save the Queen”, do të ndryshojë në “God Save the King”, pasi djali më i madh i Mbretëreshës, Princi Charles, merr fronin.

Të gjitha tekstet do të mbeten të njëjta, përveç se “mbretëresha” të zëvendësohet me “mbret” dhe “ajo” të zëvendësohet me “ai”.

Mbretëresha Elizabeth vdiq në moshën 96-vjeçare. Ajo ishte monarkja më e vjetër në fuqi në botë, me një brez që përfshin 70 vjet në pushtet.

“God Save the King” është në fakt titulli origjinal i himnit; ai u shkrua në 1745 dhe u bë i njohur si himni kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar në fillim të shekullit të 19-të, sipas faqes zyrtare të familjes mbretërore.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult