Për të katërtin vit radhazi festivali i muzikës internacionale, Mik Festival ka çelur siparin në qytetin e Korcës në një mbrëmje dedikuar muzikës gjermane në Teatrin, ‘Andon Zako Çajupi’.
Ndryshe nga vitet e tjera ky festival do të njohë më tepër zgjerim të kufijëve rajonalë duke shkuar për herë të parë në Kolonjë por edhe në mrekullitë e liqenit te Prespës, në Malingrad.
Ekzekutimi i shkëlqyer i Elda Laros dhe dy violinistëve gjermanë në natën e parë të Mik Festival entuziazmoi të gjithe te pranishmit në sallën e teatrit të Korçës.
Pas më shumë se një viti, ku publikut i kanë munguar aktivitetet kulturore, artistë të njohur shqiptarë e ndërkombëtarë do të bëhen “MIQ” të juglindjes për të dhuruar 4 netë të mrekullueshme me interpretimet e tyre./BW